Prishtina F as në tokë as në qiell, si të ndalet ‘stuhia’ e Naser Krasniqit!

Volejboll

Prishtina F as në tokë as në qiell, si të ndalet ‘stuhia’ e Naser Krasniqit!

Nga: K. G. Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:43
M Technologie

Prishtina F do të përballet me rivalen e përbetuar të po të njëjtit qytet, M-Technologie nga Prishtina, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror të Superligës së Kosovës (femrat) në volejboll. Duke e marr parasysh edhe nivelin e ekipit që ka M Technologie, gjithsesi se Prishtina F është as në tokë as në qiell, sepse janë në kërkim të një formule si ta ndalin lojë si “stuhi” të Naser Krasniqit!  

“Kampionati pranveror i volejbollit fillon këtë javë, pra me date 22.02. ditë e shtunë me fillim nga ora 16.00 në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtine dhe fati deshti që ekipi ynë qysh në ndeshjen e parë të ndeshet me rivalen e qytetit Prishtinën.

Ekipi ynë i përgatitur si kurrë më parë për këtë sezon, duke filluar përgatitjet qysh me 10 janar, pa pushuar asnjë ditë.

Deri me tani e kemi kompletuar ekipin në të gjitha pozicionet e bënë shumë të qartë synimin e saj që këtë vit do të jetë pretendent kryesor për titull”, thuhet mes të tjera nga M Technologie. Prishtina F është në pozitën e pestë me 14 pikë dhe ka 10 me pak se rivalja që renditet në vend të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat