Po kush ishe o Bahri Gjinovci më herët?

Volejboll

Po kush ishe o Bahri Gjinovci më herët?

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:40
Po kush ishte o Bahri Gjinovci më herët?

Nëse për asgjë Bahri Gjinovci nuk e meriton mirënjohje nga komuniteti i volejbollit, padyshim që e meriton vetëm që e ndali zhurmën e klubit Prishtina F. me Federatën e Volejbollit të Kosovës.

Që nga ardhja e Bahri Gjinovcit në krye të Prishtina F. pra si trajner, është frenuar edhe hedhja e të ashtuquajtura “raketa” nga drejtori sportiv i Prishtina F. Mehdi Mehmeti në adresë të Federatës së Volejbollit t Kosovës.

Gjinovci është edhe selektor të meshkujt, duket se ka luajtur një rol, shumë pozitiv dhe ka ulur tensionet e duket edhe i ka përafruar, që në një të ardhmen nëse nuk janë të një zërit, të paktën mos të hallakaten me shkrime goditëse ndaj njëri-tjetrit.

A mos vallë, se Abedin Ibrahimi, një ditë do të thotë me vetveten: Ku ishe o Bahri Gjinovci më herët, se nuk e paskemi ditë që je kaq burrë e i fortë, kontribues i paqes. Duket se ra Bahriu e ia hoqi qafesh kritikat e Mehdiut. Kështu duket në horizont.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat