E diela drithëruese në Skenderaj, luftohet për vend të parë 

Volejboll

E diela drithëruese në Skenderaj, luftohet për vend të parë 

Nga: K. G. Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 11:27
E diela drithëruese në Skenderaj, luftohet për vend të parë 

Të dielën (18.00) do të zhvillohet derbi i madh i volejbollit të Kosovës, mes fitueses së Kupës së Kosovës (femrat), Skenderajt dhe M Technologies. 

Skenderaj kryeson me 28 pikë, ka një më shumë se M Technologie, Trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu kundër Naser Krasniqit të M Technologie.

“Ekipi ynë KV Skenderaj pret ekipin nga Prishtina, KV M Technologie, ekipe e cila në janar u përforcua me plus dy lojtare të huaja, nga Kuba dhe Turqia. Megjithatë, KV Skenderaj është në formë shumë të mirë dhe jemi të gatshëm për çdo kundërshtar”, njofton Skenderaj.

“Në këtë fundjavë ekipi ynë udhëton në Skenderaj, takohet me ekipin vendas! Ballafaqimi do të jetë mes dy ekipeve pretendente për titull”, thuhet nga M Technologie.

Femrat 
Prishtina F-Kastrioti    15.00
E diel
Ferizaj-Drita    15.30
Skenderaj-M Technologi

Meshkujt - e shtunë
Peja-Prishtina Volley    18.00
Ferizaj-Luboteni    19.00
E diel
Drita-Theranda    18.30

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat