Ferizaj fiton derbin e madh

Volejboll

Ferizaj fiton derbin e madh

Nga: K. G. Më: 1 mars 2020 Në ora: 12:28
Ferizaj fiton derbin e madh

KV Ferizaj fiton derbin e madh të qytetit dhe të kampionatit, me rezultat 3:2 (14:25, 25:20, 25:19, 19:25, 15:13) ndaj Lubotenit, kampion në fuqi.

“Në Ferizaj në një atmosferë mjaft të mirë, derbin arriti ta fitoj ekipi i Ferizajt duke treguar edhe njëherë cilësitë e tij si ekip.

Me një rivalitet mjaft të madh ndaj rivalit lokal Lubotenit arritëm që ndeshjen ta mbyllim me rezultat 3:2 në sete dhe kështu ta mbajmë primatin e të parit në tabelë.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, faleminderit trajner, faleminderit lojtar për shpirtin luftarak të treguar në fushë”, shkruan në faqen e KV Ferizaj, e cila kryeson renditjen me 29 pikë pas 11 jave në elitën e volejbollit të Kosovës (meshkujt) dhe ka katër më shumë se Luboteni që zë vendin e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat