KV Skenderaj i reagon KV M-Technologie

Volejboll

KV Skenderaj i reagon KV M-Technologie

Më: 3 mars 2020 Në ora: 16:45
KV Skenderaj iu reagon KV M-Technologies

Reagim

Pas një super-ndeshje në mes KV Skenderajt dhe KV M-Technologi nga Prishtina, ku me plot meritë fitoj ekipi ynë i përkrahur nga qindra adhurues të volejbollit vjen reagimi i ekipit kundërshtar se Palestra nuk i paska plotësuar kushtet për zhvillimin normal të ndeshjes, se ndriçimi ishte i dobët, se publiku ishte afër dhe gjoja i ka penguar lojtarët kundërshtare.

Të nderuar keni shumë të drejtë që palestra dhe ndriçimi nuk është ajo e duhura mirëpo është e lejuar deri në fazën e play off-it. Por se shikuesit kishin sjellje të keqe kjo nuk është aspak e vërtetë. Shikuesit ishin së paku 8m larg vijave anësore dhe fundore dhe sjellja e tifozëve ishte e shkëlqyer. Ju po harroni që gjatë lojës e gabuat formacionin 3-4 herë dhe referin të cilin ju ç’do herë e fajësoni, nuk ju penalizoj. Këtë që e cekëm më lartë dhe sjelljet e publikut i vërteton edhe incizimi live në faqën e KV Skenderajt.

Ne e kuptojmë shqetësimin tuaj, keni investuar shumë në ekip, për të cilën u‘a kemi zili të gjitha klubet në Kosovë, ku vetëm njëra nga lojtarët e huaja të ekipit tuaj paguhet përafërsisht sa i gjithë ekipi ynë. Fakt është se jo domosdoshmërisht paraja të bënë të pamposhtur. Së pari duhet ta kesh bazën e ekipit pastaj të kesh përforcime qe dorën në zemër janë të kalibrit profesional.

Mbetemi me shpresë që edhe ne në një ditë të afërt të kemi Pallatin e Sportit si ju dhe tjerat klube në Kosovë, të kemi kushte të përafërta me kushtet tuaja, por ja që mjerisht jetojmë në një qytet të varfër ku nuk shpaguhet mundi por që volejbolli duhët dhe luhet me zemër.

Apelojmë tek institucionet që të merren seriozisht me palestër e cila nuk po përfundon qe 11 vite, mendojeni që një ditë do të jetë tepër vonë sepse rinia ka fillu të ikën jashtë vendit pastaj shtrohet pyetja se kujt do t’i shërbej kjo palestër?, thuhet në reagimin e KV Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat