Prishtina F shembull jo vetëm në kryeqytet, që po shndërrohet...

Volejboll

Prishtina F shembull jo vetëm në kryeqytet, që po shndërrohet...

Nga: K. G. Më: 4 mars 2020 Në ora: 10:47
Prishtina F shembull jo vetëm në kryeqytet, që po shndërrohet...

Klubi i volejbollit Prishtina F është shembull jo vetëm në kryeqytet, për punën që po bëjnë me të rejat dhe që janë orientuar për shtigjet afatgjate.

Klubi me drejtor sportiv, Mehdi Mehmeti dhe me presidenten Ganimete Gërbovci, që kryesisht dominohet kryesia nga gjinia e bukur, e kanë një plan konkret: Në zbulimin dhe formimin e talenteve të reja, që një të ardhmen të kenë një bazë të fuqishme.

Klubi më i vjetër në kryeqytet në me kryetrajnerin Bahri Gjinovci, po bëjnë një punë të madhe.

Në stërvitjet e këtij klubi është një atmosferë pune dhe vashat e reja punojnë me elan të shtuar. Ato vlojnë sikur bletët gjatë seancave përgatitore.

Ky klub shumë shpejt do të shndërrohet në një industri të prodhimit të talenteve. Ky është qëllimi primar i klubit, që veç me të rejat mund të krijojnë një bazë e shëndosh dhe të rrisin edhe nivelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat