Kubanezet e M Technologie nga Prishtina 

Volejboll

Kubanezet e M Technologie nga Prishtina 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2020 Në ora: 16:44
Kubanezet e M Technologie nga Prishtina 

Volejbollistet nga Kuba, Lianma Flores dhe Anet Alfonso, po luajnë me sukses në klubin M Technologie nga Prishtina.

Kubanezet janë në formë dhe zotohen se do t’i sjellin trofetë kryeqytetit, Kupën dhe titullin e kampionit të Kosovës.

Për këto lojtare fjalë të mëdha ka edhe trajneri Naser Krasniqi po ashtu edhe për të tjerat që janë në klub.

Tandemi nga Kuba i ka dhënë gjallëri ekipit, që kryeson përkohësisht renditjen me 31 pikë, pasi ka një ndeshje më shumë se Skenderaj në pozitën e dytë pas 12 jave në elitën e volejbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat