Ferizaj fiton derbin e madh, shkëputet në krye

Volejboll

Ferizaj fiton derbin e madh, shkëputet në krye

Nga: K. G. Më: 10 mars 2020 Në ora: 10:31
Ferizaj fiton derbin e madh, shkëputet në krye

Ekipi i volejbollit Ferizaj triumfoi në derbin e madh, me rezultat (25:17, 25?17, 25:15) kundër Prishtina Volley, në sfidën e javës së 12-të që u luajt në kryeqytet.  

Ferizaj udhëheq kreun në elitën e volejbollit të Kosovës me 32 pikë, ka katër më shumë se Prishtina Volley që mbanë pozitën e dytë.

“Klubi vazhdon formën e mirë të paraqitjeve, kësaj radhe dominon bindshëm ndaj Prishtina Volley M po në Prishtinë.
Klubi pati një paraqitje tejet të mirë, ku e kufizoi Prishtina Volleyn në vetëm 17 pikë në setin e parë dhe të dytë, ndërsa në të tretin në vetëm 15 pikë. Edhe pse pritej një rivalitet akoma më i madh, kjo nuk ndodhi por megjithatë i urojmë suksese ekipit kundërshtar.

Klubi i përgëzon lojtarët e klubit për paraqitjen si dhe i uron për fitoren e radhës, në të cilën ishin të pandalshëm!”, shkruan në faqen e klubit ferizajas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat