Një gjyqtar me veshje civile e tjetri me veshje të FVK-së referojnë derbin e madh, kjo ndodhë në sportin e Kosovës

Volejboll

Një gjyqtar me veshje civile e tjetri me veshje të FVK-së referojnë derbin e madh, kjo ndodhë në sportin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:22
Pamje si duket gjyqtari lart dhe gjyqtari poshtë

Në sportin e Kosovës si shpesh kemi edhe “mrekulli” të natyrave që të bëjnë të pyesësh veten se ku po jetojmë dhe çfarë po bëjmë e si po veprojmë, e si po reagojmë vend e pavend!

Një njeri i afërt me Federatën e Volejbollit të Kosovës apo që është figurë “shumë e dashur për këtë federatë”, ka dërguar foto se si u paraqitën gjyqtarët në ndeshjen derbi të volejbollit të Kosovës (meshkujt), që u luajt mbrëmë mes Prishtina Volleyt dhe Ferizajt.

Sfida u fitua nga Ferizaj me rezultat 0:3, ndërsa në anën tjetër, sipas njeriut të afërt me federatë, që na ka dërguar fotografitë, shihet një gjyqtar me veshje civile e tjetri sipas asaj që e kërkon rregulli, me veshje sportive. 

Image

Gjyqtari me veshje civile, foto që u dërgua nga njeriu i afërt me FVK-në

“Mbrëmë në palestrën ‘1 tetori’ derbi i javës, Prishtina Vollej –Ferizaj, gjyqtarët me veshje të ndryshme. 

Image

Gjyqtarët me veshje sipas rregullit

A mundet njëri gjyqtar me referu me veshje civile e njëri me veshje FVK-së”, pyet njeriu i afërt me FVK-në.  Sigurisht se komisioni përkatës në FVK duhet të sqarojë këtë situatë se si ndodhi në një derbi që të kemi gjyqtarë jo me veshje përkatëse apo ka pasur mungesë të kësaj uniforme, duke marr pasur parasysh se ky sport ka goxha “fukarallëk”!

 A do të lejohet në elitën e futbollit, apo të basketbollit ose edhe të hendbollit, që një gjyqtar të referojë me veshje civile e tjetri në uniformë? 

Image

Gjyqtarët me veshje sipas rregullit

Diçka e pazakontë apo jo! Si u lejua kësisoj një derbi të referohet, presim përgjigjen nga komisioni përkatësi i Shoqatës së Gjyqtarëve natyrisht edhe nga vetë FVK-ja, sepse nuk është një imazh lavdërues. Nëse lejohet apo kjo që shihet me bluzë të bardhë, është e lejueshme le të deklarohet FVK. Apo nëse lejohen që gjyqtarët të jenë me veshje të ndryshme, le të deklarohen...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat