Të shtunën derbi në kryeqytet 

Volejboll

Të shtunën derbi në kryeqytet 

Nga: K. G. Më: 12 mars 2020 Në ora: 18:56
M Technologie

Drejtuesit e klubit të volejbollit M Technologie nga Prishtina, njoftojnë se të shtunën do të luhet derbi i madh me Kastriotin e Ferizajt. 

“Derbi i këtij vikendi në mes ekipit tonë dhe ekipit të Kastriotit nga Ferizaj zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 15.00  junioret dhe nga ora 17.00 - senioret. 

Ekipi ynë ndeshjen e zhvillon pa shikues duke respektuar në këtë mënyrë vendimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. 

M Technologie udhëheq renditjen me 31 pikë pas 12 jave në elitë, ka dy më shumë se Kastrioti në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat