Shqiptarja tregon situatën e tmerrshme me koronavirusin

Volejboll

Shqiptarja tregon situatën e tmerrshme me koronavirusin

Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:17
Shqiptarja tregon situatën e tmerrshme me koronavirusin

Pasi u shpall kampione e Europës me skuadrën e Novarës, volejbollistja Erblira Bici u tranferua verën e kaluar në radhët e Uyba Volej, ekip i qytetit të Bustos në zonën e Lombardisë, rajonit më të prekur nga virusi Covid-19.

E kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, lojtarja më e mirë e Kombëtares së Shqipërisë të volejbollit flet për gjendjen alarmante me Koronavirusin:

“Sa po vjen dhe po bëhet më e vështirë, nuk po arrij ta besoj që po përketojmë një periudhë të tillë. Dje anuluam edhe stërvitjet, pasi deri të mërkurën ishim stërvitur rregullisht”. Bici më pas ndalet të flasë për situatën në qytetin ku jeton:

“Busto është zonë e Lombardisë, kështu që e merrni me mend vetë si si është gjendja këtu. Vetëm supermarketet dhe farmacitë janë hapur. Kane filluar të merren masa që para dy javësh, por tani po bëhen edhe më ekstreme, pasi numri i të prekurve me Koronavirus sa vjen dhe rritet çdo ditë”. Volejbollistja e Kombëtares më pas tregon për ditët e saj në zonën e Bustos:

“Dje dola pasi bëmë një mbledhje në pallatin e sportit, ku dhe na u komunikua anulimi i stërvitjes deri të hënën. Normalisht vazhdoj të qëndroj në shtëpi, përveç të ndonjë rasti nevoje kur duhet të shkoj në farmaci, apo supermarket”. Bici e mbyll prononcimin e saj me një apel për të gjithë:

“Në Shqipëri po e merrnin si shaka, por situata është vërtetë e keqe. Apeli i vetëm që kam unë, është e njëjta gjë që apelon dhe Organizata Botërore e Shëndetit. Qëndroni në shtëpi. Izolohuni për veten tuaj dhe të afërmit tuaj. Mbani higjenën personale dhe tregohuni të kujdesshëm të respektoni distancat. Mos u tregoni të papërgjegjshëm, paso nuk është kjo situata për të treguar trimëri.

Në Itali shikojmë çdo ditë rritjen e numrit të të infektuarëve dhe fatkeqësisht dhe jetëve të humbura. Situata nuk është aspak e mirë, por besoj se vetëm me respektimin e këtyre masave do ja dalim, duke e ulur përhapjen. Shqiptarët ashtu si italianet e kanë tepër të vështirë, sepse kanë një jetë shumë sociale, por është momenti të jemi pak më largpamës”, përfundoi Erblira Bici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat