Krasniqi: Ferizaj lufton për titull, Prishtina është anëtare e Superligës B

Volejboll

Krasniqi: Ferizaj lufton për titull, Prishtina është anëtare e Superligës B

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2020 Në ora: 15:08
Krasniqi: Ferizaj lufton për titull, Prishtina është anëtare e Superligës B

Kryetrajneri i M Technologie nga Prishtina, Naser Krasniqi, kujton kohën e para katër viteve se si u kthyer trajner.

“Sezoni pranveror 2016, u Riktheva si trajner (pas 3 vitesh pauze) në ekipin e KV Prishtinës. Misioni im ishte ta shpëtoj nga rënia në rang më të ulet ekipin  më të trofeshëm në Kosovë. Ky mision ishte i suksesshëm dhe në at vit Prishtina në fund të sezonit nga lufta për ekzistencë kaloj në fund të kampionatit në vend të pestë.

Ekipi i përbërë kryesisht me lojtar të rinj e me pak përvojë po me një vullnet e angazhim të madh pati një paraqitje shumë të mirë dhe arriti qëllimin që kishim të gjithë së bashku.

Ishte hera e parë e imja në karrierë të jem trajner i parë i një ekipi të meshkujve!

Sot Ferizaj lufton për titull me mjaft sukses kurse Prishtina është anëtare e Superligës B!  Koha ndryshon!”, ka thënë Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat