Këta janë emrat e parë të kombëtares së Kosovës që udhëtuan në Tiranë në vitin 1993! - Bota Sot
Këta janë emrat e parë të kombëtares së Kosovës që udhëtuan në Tiranë në vitin 1993!

Volejboll

Këta janë emrat e parë të kombëtares së Kosovës që udhëtuan në Tiranë në vitin 1993!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:53
Xhavit Mustafa, Xhevdet Buçani, Lulzim Gërguri, Arsim Lumi, Naser Krasniqi, trajner Fejzullah Ademi. Ulur Fadil Lumi, Xhevat Buçani, Sadri Elezaj, Hamdi Buqani, Ramadan Krasniqi!

Para 27 viteve (1993) ka qenë një ngjarje historike, që nuk harrohet kurrë. Kombëtarja e Kosovës në volejboll (meshkujt) kishte udhëtuar për në Tiranë dhe për të luajtur në një turne.

Një udhëtim me përplot rreziqe, pasi që Kosova ishte e okupuar nga pushtuesi serb. “Për herë të parë ne udhëtojmë si kombëtare në Tiranë të Shqipërisë.

Pjesëmarrje në një turne ndërkombëtar, pjesëmarrës KV Partizani, KV Dinamo, Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë. Pas këtij turneu të mbajtur në Tiranë në kthim pjesëmarrësit e kombëtares kishin probleme me pushtetin e atëhershëm!”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, Naser Krasniqi trajner i mirënjohur.  

Kush janë në foto? Xhavit Mustafa, Xhevdet Buçani, Lulzim Gërguri, Arsim Lumi, Naser Krasniqi, trajner Fejzullah Ademi. Ulur Fadil Lumi, Xhevat Buçani, Sadri Elezaj, Hamdi Buqani, Ramadan Krasniqi!
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat