Letra e Abedin Ibrahimit

Volejboll

Letra e Abedin Ibrahimit

Më: 24 mars 2020 Në ora: 13:49
Letra e Abedin Ibrahimit

Letra e Abedin Ibrahimit, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

"Duke shpresuar se ky shkrim i imi do të ju gjej mirë me shëndet të mirë gjithë ju: volejbollist/e, udheheqës e stafe, sponzor e përkrahës, miq e miq të volejbollit.

Situata e krijuar nga virusi COVID-19 na ka bërë të shtojmë kujdesin e lëvizjeve tona në të mirë të ruajtjes të shëndetit në familje e tërë shoqërinë.
Ne jemi mësuar të kalojmë sfida të ndryshme bashkarisht e shpresoj që edhe këtë do ta kalojmë.
Mua dhe shumë tjerëve që janë në Sportin më të mirë Volejbollin, për hërë të dytë ndodhi që në muajin Mars ti ndërprejmë garat, shpresoj që edhe këtë herë do ja dalim sa të kaloj kjo fortunë ku po kërkohet të jemi vetëm, ne do të rrim vet dhe do të shtojmë kujdesin, nuk do të lejojmë të rrjedhim lot.

Më rastisi që edhe në shkollë të përsëritet organizimi i mësimit ndryshe, por tani me një ndryshim: mësimi nëpër shtëpi dhe tani, mësimi nga shtëpia.

Këtë herë bashk me gjithë botën pa përzgjedhje.

Ne do ti përshtatemi kërkesave që dalin nga institucionet tona dhe ta luftojmë këtë armik të paftuar në Kosovën tonë të dashur", shkruan Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat