Shqiptarja që bën tifo për Juven, ka një plan

Volejboll

Shqiptarja që bën tifo për Juven, ka një plan

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:16
Shqiptarja që bën tifo për Juven, ka një plan

Erblira Bici është padyshim një nga volejbollistet më të mira shqiptare, që po tregon një formë të shkëlqyer në Itali me Uyba Volej.

Volejbollistja 23-vjeçare ka dhënë një prononcim për “Supersport”, ku është shprehur se lëvizja nga Novara te Uyba Volej ishte e duhura, pasi tani ndodhen në vendin e dytë. Gjithashtu ajo tregoi se familjarët i kanë kërkuar të rikthehet në Shqipëri për shkak se jeton në Lombardi, por ende nuk e di se çfarë do të ndodhë me kampionatin.

“Këtu situata është shumë e keqe. Si shumë të tjerë edhe unë jam e izoluar në shtëpi, ku qëndroj në karantinë. Në Itali ka shumë shqiptarë dhe gjesti që u bë me dërgimin e mjekëve këtu është shumë e madhe. Ditën kur isha pushim bëja ndonjë xhiro në Milano, pasi është shumë afër dhe na mungon liria.

Viti i kaluar ka qenë një vit shumë i bukur te Novara, pothuajse perfekt. Edhe te Uyba Volej jam shumë mirë. Kam bërë lëvizjen e duhur, pasi tani jemi më të fortë se Novara. Tani kemi marrë një plan dhe vazhdojmë stërvitjen nga shtëpia. Nuk e dimë ende se kur do të rinisë kampionati. Familja mendon se më mirë do të ishte të kthehesha në Shqipëri, por ende nuk është vendosur për sa i përket kampionatit. Nuk bëj tifo as për Interin as për Milani, por bëj për Juventusin.”, u shpreh Bici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat