Drenusha i rreket punës, mendon për titull

Volejboll

Drenusha i rreket punës, mendon për titull

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:09
Drenusha i rreket punës, mendon për titull

Volejbollistja më e mirë në Kosovë, Drenusha Asllanaj, nuk ka kohë për pushim, përkundër gjendjes së jashtëzakonshme, shkaku i pandemisë, ajo vazhdon në mënyrë individuale të stërvitet.

Anëtarja e klubit M Technologie nga Prishtina, lidere e renditjes në Superligën, mendon që të mbajë formën dhe kërkon që të  bëhen kampion i ri.

Ajo stërvitet individualisht dhe me një intensitet të shtuar. Ka ditë që iu ka rrekur punës jo vetëm Drenusha por edhe volejbollistet tjera të këtij klubit, ku janë edhe dy kubaneze dhe një turke.

Image

Me një fjalë, zbatojnë këshillat e trajnerit Naser Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat