Disa plaka serbe me nervozizëm i thonë selektorit: Kosovën na i morët, tani po e doni edhe detin...

Volejboll

Disa plaka serbe me nervozizëm i thonë selektorit: Kosovën na i morët, tani po e doni edhe detin...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:38
Xhavit Mustafa

Një detaj interesant është zbuluar pas shumë viteve se si disa plaka serbe, në vitin 2006, iu drejtuan Xhavit Mustafës, atëkohë selektor i kombëtares së Kosovës U-18 në volejboll (meshkujt). 

Burimet tona bëjnë të ditur, se kombëtarja e Kosovës për femra e meshkuj ishte në kampin në Tivar të Malit të Zi, në vitin 2006.

“Në një moment shkojnë në detin e Tivarit, Mustafa me ekipin e tij. Në ato momente ishin disa plaka serbe dhe kur i shohin djemtë tanë me fanella e në shpinë të shkruar Kosova,  ato në gjuhën serbe e me nervozizëm, i thonë Mustafës: ‘Kosovën na i morët, e tani e doni edhe detin’.

Raportohet se Mustafa ia ka kthyer: ‘Kosova kurrë nuk ka qenë serbe dhe as kurrë nuk do të jetë por është shqiptare. Kosova u mbajt për disa vite me dhunë nga pushtuesi serb’, këto ka qenë disa polemika mes plakave serbe dhe Mustafës”, bëri të ditur një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat