Mustafa ka disa opsione për vazhdimin e kampionatit 

Volejboll

Mustafa ka disa opsione për vazhdimin e kampionatit 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 prill 2020 Në ora: 15:33
Mustafa ka disa opsione për vazhdimin e kampionatit 

Volejbolli si çdo sport tjetër ka ndërprerë aktivitetet e tyre për shkak të virusit korona dhe shpresojnë se kjo gjendja e jashtëzakonshme të tejkalohet sa më parë.

Volejbollisti me përvojë dhe kapiteni i KV Therandës, Faton Mustafa, tha se nëse tejkalohet shumë shpejt kjo pandemi do të vazhdojë kampionati. Megjithatë, ai ka disa opsione.

“Së pari me rëndësi shëndeti i të gjithëve.

Nëse shumë shpejt e tejkalojmë këtë pandemi, shpresoj të vazhdojmë kampionatin ku mbet por nëse vazhdon edhe muajin maj atëherë në bazë të pajtimit me shumicës e ekipeve më së miri do të jetë të zhvillohen ndeshjet me sistem të përshpejtuar dhe që të zhvillohet play-off-i dhe play-out-i në një palestër”, thotë Mustafa për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat