Lorik Ilazi: Ky është formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019!

Volejboll

Lorik Ilazi: Ky është formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2020 Në ora: 20:49
Lorik Ilazi: Ky është formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019!

Kryetrajneri i Dritës nga Gjilani (femrat), Lorik Ilazi, ka vendosur të flet hapur për anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, se cili është formacioni më i mirë në 20 vitet e fundit në Kosovë (1999-2019), në konkurrencën e femrave.

Duhet sqaruar, se të martën, me 21 prill, do të publikojmë edhe trajnerët tjerë dhe ish volejbollistet, se si i kanë paraqitur formacionet më të mira për 20 vitet e fundit, por emrat nuk do t’i zbulohen atyre, sepse do të mbeten vetëm të njohur për redaksi.  Ilazi tha se volejbollistja më e mirë në 20 vitet e fundit është Shemsije Asllanaj.

Formacioni më i mirë 1999-2019 të femrat, sipas Lorik Ilazit
“1. Blinera JAHA - pasuese (4 here Kampione dhe prej vitit 2014 kyqe ne dominimin e Dritës).

2. Shemsije ASLLANAJ - pranuesja 1-re (meritore dhe dominuese prej vitit 2009-2014 qe ku ka shkuar ka dalur kampione, se dhe viti 2001 dhe 2003 kampion me Gjinocin).

3. Vildane JASHARI - pranuesja 2-te (kampione prej ne vitin 1999, 2000, 2002, 2009 me Kastriotin ku ishte nder lojtaret kryesore dhe me meritorja për rezultatet e Kastriotit, si dhe disa vite eksperiencë si ne Teuten e Durrësit gjithashtu edhe ne Danunziana Itali).

4. Fjolla SHABANI - Qendra 1-re (njëra ndër qendrat me te mira qe ka pasur Kosova ndonjëherë meritore për ngritjen e Dritës së Gjilanit dhe gjithashtu e zgjedhur shumë herë edhe lojtare e ndeshjes me Kosovën në garat ndërkombëtare si kundër Zvicrës në Zvicër gjithashtu edhe kundër Suedisë në Suedi, 3 here Kampione me Dritën).

5. Mimoza SHKODRA BISLIMI - Qendra 2-te (Meritore për rezultatet e Dritës një kohe dhe mandej lojtare e KEK-ut e prapë e Dritës me një varg suksesesh të mëdha).

6. Vlora HASANI BERISHA - Korrektore (njëra ndër më meritoret e dominimit te Mabetexit dhe kampione 4 here me Mabetexin në vitet  2004, 2005, 2006, 2007 si dhe lojtare e Shkendijës së Tetovës disa vite). 

7. Fjolla HYSENI - LIBERO (Meritore në të gjitha sukseset e Dritës dhe njëra ndër kryesoret e pikës më të fortë të Dritës mbrojtjen, 4 herë Kampione e Kosovës).
Trajner: Bahri Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat