Edon Ibrahimi ka përzgjedhur formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit - Bota Sot
Edon Ibrahimi ka përzgjedhur formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Volejboll

Edon Ibrahimi ka përzgjedhur formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2020 Në ora: 22:32
Edon Ibrahimi ka përzgjedhur formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit

Kryetrajneri i Kastriotit nga Ferizaj, Edon Ibrahimi, është përgjigjur në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, ku ka përzgjedhur formacionin më të mirë për periudhën 1999-2019 në volejbollin e Kosovës (femrat).

Nesër do të publikojmë se cili është formacioni më i mirë në 20 vitet e fundit (1999-2019), cili trajneri dhe cila volejbollistja më e mirë 1999-2019, gjithnjë sipas të anketuarve (trajnerëve të Superligës dhe ish volejbollisteve më të mira).  

“Realisht unë i takoj gjeneratës së re të trajnerëve, andaj edhe nuk me takon shumë mua të vlerësoj por gjithsesi do mundohem, po flas nuk i njoh shumë mirë nga ekipet tjera sepse në Kastriot mbajë mend shumë, pasi jam rritur me to, shumicën e kohës isha në prehër të shumicës së lojtareve që sot nuk janë aktive”, tha Ibrahimi.

Formacioni më i mirë 1999-2019 të femrat, sipas Edon Ibrahimit
Pranuese 1999-2019: Vildane Jashari-Afërdita Sadiku 
Korrektoreb 1999-2019: Shemsije Asllanaj
Qendër 1999-2019: Albulena Ejupi/Fjolla Shanani 
Libero 1999-2019: Fjolla Hyseni 
Pasuese 1999-2019: Ganimete Gërbovci
Trajner 1999-2019: Abedin Ibrahimi
Volejbollistja më e mirë 1999-2019: Vildane Jashari

“Për lojtaren më të mirë unë kam dy mendime: Vildane Jashari e cila  ka një karrierë të jashtëzakonshme si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës por pa dyshim pa i humbur vlerat edhe Shemsije Asllanaj e mbaj mend shumë mirë dhe kam respekt maksimal edhe ajo kishte një karrierë të jashtëzakonshme si brenda si jashtë Kosovës.  

Për trajner, më falni, por pa modesti për mua më e thjeshta dhe me plot bindje Abedin Ibrahimi, jo për shkak se është edhe babai im por më kanë treguar shumë për karakterin punën serioze dhe gjithçka që ai ka bërë, realisht shumica në Kosovë nëse lënë inatin me një anë edhe ata do ta pranonin këtë fakt, pasi dihet se KV Kastrioti vazhdimisht ka prodhuar lojtare ku edhe ekipet vendore janë furnizuar nga ne! Dhe pyetja lindë, kush i bëri ato lojtare? Përgjigjja shumë logjike dhe e thjeshtë Abedin Ibrahimi.

Ky është mendimi im personal, shpresoj të mos i kem mbetur borxh dikujt, nëse po, atëherë kërkoj falje”, sqaron Edon Ibrahimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat