Sipas Vlora Hasanit, ky është formacioni më i mirë 1999-2019 - Bota Sot
Sipas Vlora Hasanit, ky është formacioni më i mirë 1999-2019

Volejboll

Sipas Vlora Hasanit, ky është formacioni më i mirë 1999-2019

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2020 Në ora: 01:09
Sipas Vlora Hasanit, ky është formacioni më i mirë 1999-2019

Ish volejbollistja e mirënjohur, Vlora Hasani - Berisha, iu përgjigj anketës së rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, duke e përzgjedhur formacionin më të mirë për vitin 1999-2019 të Kosovës në volejboll (femrat).

 Sot në orët e pasdites do t’i publikojmë të gjithë të anketuarit (6 trajnerë e 6 ish volejbolliste), disa prej tyre janë anonim, dhe sipas asaj do të nxirret edhe formacioni më i mirë për periudhën 1999-2019.  

Do të mblidhen të gjitha votat, cila lojtare është më e mira dhe cilat në pozitat e tyre, si dhe trajneri. Anketimi ka përfunduar!

Formacioni më i mirë 1999-2019 të femrat, sipas Vlora Hasani-Berisha
Pasuesja më e mirë  1999-2019: Blinera Jaha
Korrektorja më e mirë  1999-2019: Flutura Hasani
Libero 1999-2019: Fjolla Hyseni
Pranueset më të mira 1999-2019: Shemsije Asllanaj, Adelajda Prenga   
Qendrat më të mira 1999-2019: Fjolla Shabani, Mimoza Shkodra 
Volejbollistja më e mirë 1999-2019: Shemsije Asllanaj
Trajneri më i mirë 1999-2019: Lorik Ilazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat