Shemsie Asllanaj – lojtarja bindshëm më e mirë në 20 vitet e fundit

Volejboll

Shemsie Asllanaj – lojtarja bindshëm më e mirë në 20 vitet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2020 Në ora: 13:34
Shemsie Asllanaj – lojtarja bindshëm më e mirë në 20 vitet e fundit

Ish volejbollistja e mirënjohur, Shemsie Asllanaj, është lojtarja bindshëm më e mirë në 20 vitet e fundit (1999-2019), sipas anketës së bërë nga rubrika e sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”.

Në anketë u përfshinë 6 trajnerë të Superligës A dhe 8 ish volejbolliste të mirënjohura, ish reprezentuese të kombëtares së Kosovës.

Ajo mori 10 vota, ndërsa Vildane Jashari dhe Afërdita Sadiku, secila nga një. Duhet theksuar se Shemsija ka luajtur për Gjinocin, Dinamon e Tiranës, Kastrioti e Ferizajt, Universitetin e Prishtinës 2010, Prishtinën dhe AAB-në.                                                         
 

Volejbollistja  më e mirë SHEMSIJE ASLLANAJ  e periudhës 1999-2019
Renditja 

1. Shemsije Asllanaj    10 vota
2. Vildane Jashari    1 
2. Afërdita Sadiku    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat