Këto janë më të rejat në volejboll

Volejboll

Këto janë më të rejat në volejboll

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:14
Këto janë më të rejat në volejboll

Xhavit Kajtazi, trajner i KV Prishtina Volley, në faqen e tij të profilit në facebook, ka postuar një shkrim në lidhje me zhvillimet e fundit në volejboll. 

"Tashmë u bënë disa javë ku aktivitetet sportive dhe jo vetëm janë ndërprerë në të gjitha shtetet e botës, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Federata e Volejbollit e Kosovës gjatë gjithë kohës është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Çdo veprim ka qenë në bashkerendim të plotë institucional për marrjen e vendimeve, përfshirë këtu edhe ndërprerjen e aktiviteteve. Gjatë kësaj kohe ne kemi mbajtur kontakte dhe në baza javore kemi raportuar për situatën në vend edhe te Konfederata Evropiane e Volejbollit -CEV.

Pardje Konfederata Evropiane e Volejbollit- CEV, ka dalë me disa vendime pas gjendjes së krijuar nga Pandemia COVID-19. Më poshtë mund ti gjeni disa nga vendimet që CEV ka publikuar :
Garat e klubeve

- Shfuqizohen të gjitha garat ndërkombëtare të klubeve, përfshirë këtu : Champions League, CEV Cup dhe Challenge Cup.
- Shtyhet afati i paraqitjes në garat avropiane 2020/21 për klube deri me 1 Gusht 2020.
Garat e kombëtareve
- Shfuqizohen garat e CEV Gold dhe Silver League të planifikuara të zhvillohen në Maj-Qershor 2020;
- Kualifikimet për EuroVolley 2021 mbetet të zhvillohen në datat e planifikuara 15 Gusht - 6 Shtator 2020, me mundësi që të shtyhen për në Janar 2021 (vendimi përfundimtar të merret me 1 Korrik 2020).
- Të gjitha Kampionatet e grupmoshave që janë në zhvillim e sipër të shtyhen për më vonë (vendimi për kohën e zhvillimit të merret deri me 15 Qershor).
- Të gjitha garat e grupmoshave në Beach Volley të shtyhen për në Muajin Shtator (vendimi për kohën e zhvillimit të merret deri me 15 Qershor).

Në këtë situatë në të cilën po kalon e gjitha bota, është i rëndësishëm shëndeti i secilit nga ne, andaj duam të ju njoftojmë se të gjitha vendimet rreth vazhdimit apo jo të aktiviteteve do të merren në bashkëpunim me institucionet relevante", thuhet ne njoftimin që e dha Valon Nikçi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat