Fjolla Shabani: Të jesh qendra më e mirë në 20 vitet e fundit, është një privilegj për mua

Volejboll

Fjolla Shabani: Të jesh qendra më e mirë në 20 vitet e fundit, është një privilegj për mua

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2020 Në ora: 12:58
Fjolla Shabani

Volejbollistja e kampiones së Kosovës, Drita nga Gjilani, Fjolla Shabani, ka thënë se të jesh lojtarja më e mirë në pozitën e qendrës në 20 vitet e fundit, është një arritur e madhe, duke pasur parasysh edhe konkurrencën shumë të fortë.

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, votuan 6 trajnerët e Superligës A dhe 8 ish volejbollistet e mirënjohura, të ish kombëtares së Kosovës, gjithsej 14, ku Fjolla mori 9 vota, një më shumë se Albulena Ejupi, duke u zgjedhur volejbollistja më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019 dhe në formacionin më të mirë 1999-2019.   

“Të jesh ndër lojtaret më të dalluara në sportin e Kosovës, është një kënaqësi shumë e veçantë që nuk mund të përshkruhet vetëm me fjalë, është diçka e mrekullueshme.

Image

Të jesh qendra më e mirë në 20 vitet e fundit, është një privilegj për mua, duke pasur parasysh konkurrencën e lojtareve më të vjetra dhe më me përvojë në këtë pozitë.

Këtë sukses e kam arritur fal trajnerit tim Lorik Ilazit, fal përkrahjes  të familjes, të shoqërisë dhe fal angazhimit tim në këtë sport.

Sot  jam ajo që kam ëndërruar të jem kur kam filluar të luaj, një sportiste e dalluar me një karrierë të zhvilluar mjaft mirë sa i përket sportit të volejbollit”, tha Fjola për gazetën kombëtare “Bota sot”.

POZITA QENDRA
Sipas anketës, FJOLLA SHABANI, është qendra më e mirë e periudhës 1999-2019.
Renditja

1. Fjolla Shabani    9
2. Albulena Ejupi    8
3. Mimoza Shkodra    2
4. Besarta Kashtanjeva    1
4. Shpresa Azemi    1
4. Margona Maksuti    1
4. Egzona Geci    1
4. Bleona Kadriu    1
4. Arbenita Ymeri    1
4. Marigona Asllanaj
4. Jehona Berisha    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat