A do të vazhdojë kampionati në volejboll? Flet Nikçi

Volejboll

A do të vazhdojë kampionati në volejboll? Flet Nikçi

Nga: Kemajl Goca Më: 28 prill 2020 Në ora: 15:43
A do të vazhdojë apo jo kampionati në volejboll? Flet Nikçi

Federata e Volejbollit e Kosovës, siç çdo federatë tjetër sportive, me shumë kujdes e përcjellin gjendjen aktuale që po përballemi, pandeminë - Covid 19 dhe pastaj edhe të vendosin për mënyrën e modalitetit të vazhdimit të kampionatit.

Kjo do të bëhet gjithnjë në koordinim me federatën evropiane (CEV). Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikçi, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë, gjithnjë në koordinim me CEV-in. 

“Jemi duke bërë përpjekjet me vazhduar kampionatin, edhe e kam cekur herave të kaluara, se do t’i raportojmë në bazat javore CEV-it, po ashtu edhe ata na raportojnë për vendimet që i marrin si bord, edhe pse vendimi për ligën tonë mundet me qenë i pavarur, por sugjerimi i tyre është që të bëhet një koordinim. 

Ideja jonë është me vazhduar me kampionatin dhe po shpresoj gjatë muajit maji të kemi lehtësime, nëse gjendja fillon mu përmirësuar,  normal që pritet vendimi nga ministria, Qeveria, nga institucionet përkatëse për më lejuar përgatitjet, tani me vazhduar garat. Nëse vazhdojnë garat në muajin qershor duhet me shikuar modalitete më të shkurta dhe mi përfunduar ato sa më shpejt”, tha Nikçi.  Në fund tha se është caktuar edhe e paraqitjeve të klubeve në garat evropiane.

“Me 1 gusht është afati për paraqitjen e klubeve për garat evropiane. Megjithatë para se mu marr çdo vendim, ne volejbolli e me gjerë, shëndeti është më i rëndësishëm dhe ruajtja e shëndetit e gjithsecilit dhe në koordinim të plotë me të gjitha instanca”, përfundoi Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat