Fjolla Hyseni: Gjithmonë synojmë të arrijmë më të mirën

Volejboll

Fjolla Hyseni: Gjithmonë synojmë të arrijmë më të mirën

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2020 Në ora: 12:53
Fjolla Hyseni: Gjithmonë synojmë të arrijmë më të mirën

Volejbollistja Fjolla Hyseni është e lumtur që u zgjodh libero më e mirë e Kosovës në periudhën 1999-2019 po ashtu edhe në formacionin më të mirë në 20 vitet e fundit, në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Ajo luan me sukses për kampionen në fuqi, Dritën nga Gjilani dhe ka synime të mëdha për të ardhmen.
Gjashtë trajnerë të Superligës A dhe 8 ish volejbollistet e mirënjohura, iu zgjodhën libero më të mirë në 20 vitet e fundit, si e vlerësoni këtë?

“Fillimisht i falënderoj trajnerët dhe lojtarët të cilët me votuan si dhe gazetën tuaj për këtë anketë. Sa i përket anketës unë personalisht mundohem gjithmonë gjatë stërvitjeve dhe lojëve të jap maksimumin tim sepse jam rritur në një ekip ku punohet shumë. Gjithmonë synojmë të arrijmë më të mirën, ndërsa votimet qofshin pozitive apo negative janë të mirëseardhura”, tha Fjolla për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në anketë, Fjolla fitoi 9 vota, 6 më shumë se Saranda Grajçevci e Ira Salihu. 

POZITA LIBERO

Sipas anketës, FJOLLA HYSENI, është qendra më e mirë e periudhës 1999-2019.
Renditja 

1. Fjolla Hyseni    9 vota
2. Saranda Grajçevci    3
2. Ira Salihu    3
3. Albulena Behrami    1
3. Sherife Behrami    1
3. Saranda    Muhadri    1

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat