Vjen një tjetër mirënjohje për ekspertin shiqptar të volejbollit në Zvicër - Bota Sot
Vjen një tjetër mirënjohje për ekspertin shiqptar të volejbollit në Zvicër

Volejboll

Vjen një tjetër mirënjohje për ekspertin shiqptar të volejbollit në Zvicër

Më: 30 prill 2020 Në ora: 12:50
Vjen një tjetër mirënjohje për ekspertin shiqptar të volejbollit në Zvicër

Nga shtatori i vitit 2020, talentet më të mirë të të rinjve në volejboll do të stërvisin në Aargau nën drejtimin e trajnerit shqiptar, Bujar Dërvishaj...

Në Qendrën Kombëtare do të jenë lojtarët e moshës prej 15 deri 20 vjeç me potencial të lartë dhe do të përgatiten për nivelet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Bujar Dërvishaj, drejtor sportiv shumëvjeçar i Shkollës së Talenteve të Volejbollit në Aargau, aktualisht trajner i skuadrës së elitës së volejbollit të Zvicrës, Volley Schonenwerd, do t'i kushtohet vetëm talenteve të rinj nga shtatori i vitit 2020.

Vijuesit do të stërviten çdo ditë në Aargau në aspektin teknik, taktik, atletik, mental dhe do të marrin pjesë në kampionatin kombëtar si ekip i Ligës së Dytë.

Qendra Kombëtare mbështetet me subvencione nga Federata e Volejbollit e Zvicrës dhe të Kantonit Aargau. Bordi Ekzekutiv është i kënaqur që puna profesionale e të rinjve në kanton mund të zgjerohet edhe më tej.

“Jam shumë i lumtur që puna ime dhe angazhimi në volejbollin zviceran po vlerësohet nga Federata dhe Bordi Ekzekutiv. Puna ime është e lidhur me sukseset që kam pasur me skuadrën Volley Schonenwerd”, tha për Kosova sportin, eksperti shqiptar i volejbollit, i cili ka vite që po punon me plot sukses në Zvicrës.

Trajneri i mirënjohur Bujar Dërvishaj ka edhe një lajm tjetër, të cilin së shpejti do ta bëjë publik, mirëpo për castin nuk mund të thoshte dicka më shumë se për cka është fjala…/Kosova Sport/.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat