Istogu: A do të dilet nga gjendja pandemike e sportit?

Volejboll

Istogu: A do të dilet nga gjendja pandemike e sportit?

Nga: K. Goca Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:02
Istogu: A do të dilet nga gjendja pandemike e sportit?

Kryetari i klubit të volejbollit Skenderaj (femrat), Agron Istogu, ka shprehur shqetësimet e tija në lidhje me sportin, sidomos me volejbollin! 

“Pas një gjendje më të mirë në kalimin e pandemisë, e cila e përfshiu mbar planetin e ndaj të cilit nuk ishim të kursyer  as ne, e cila  pos dëmeve shëndetësore në njerëz, vendit tonë iu shkaktuan  edhe dëme të konsiderueshëm në aspektin ekomomiko- financiar.  

Krejt kjo ka goditur edhe sportin në përgjithësi e në këtë rast volejbollin në veçanti.
Kanë kaluar  rreth dy muaj, kur nisi pandemia dhe ne ndërpremë garat, nuk kemi një deklarim të FVK-së se si do ecin gjërat më tutje. Kjo heshtje edhe pse jo krejt me fajin e FVK-së po shkaktohen paqartësi tek ne si drejtues të klubeve. Kemi obligime ndaj lojtarëve të cilat nuk dijmë se si t’iu  përgjigjemi, dhe kjo na ka krijuar ne një amulli. Nuk jemi ende të qartë se si do të përmbyllët kampionati i lënë në gjysmë, do të përfundoj apo jo?

Kërkojmë nga Federata e volejbollit të Kosovës përkatësisht nga MKRS-ja që të ndihmohen klubet për mos të u shuar. Pas kësaj gjendje është e pakuptimtë të kërkohet mbështetje nga bizneset, të cilat edhe ato si asnjëherë më parë, janë të goditura nga kjo gjendje pandemie dhe i kanë telashe te veta.

Tash më pothuajse të gjitha garat ndërkombëtare janë anuluar, kërkoj nga FVK-ja që ato mjete  të destinuara  për garat ndërkombëtare,  të iu ndahen klubeve, duke iu dalë në ndihmë për një riorganizim të serishëm. 
Krejt në fund, i propozoj FVK-së që pavarësisht kohën se kur do të mundësohet përfundimi i kampionatit i lënë në gjysme, duke u zhvilluar vetëm dy xhirot e mbetura të rrethit të parë dhe të shkohet në Play-off.  Nëse vendoset që të zhvillohet në këtë mënyrë katër ekipet e play-off-it duhet të ndihmohen financiarisht, përndryshe është e pamundur përfundimi i këtij kampionati”, ka thënë Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat