A do të vazhdojë Superliga e Kosovës me 13-14 qershor?

Volejboll

A do të vazhdojë Superliga e Kosovës me 13-14 qershor?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2020 Në ora: 15:56
A do të vazhdojë Superliga e Kosovës me 13-14 qershor?

Nuk ka asnjë vendim nga komisionet përkatëse të Federatës së Volejbollit të Kosovës, se do të vazhdojë apo jo Superliga e Kosovës në volejboll (femra e meshkuj). 

Flitet e përflitet se volejbolli mund t’i vazhdojnë garat e Superligës së Kosovës me 13-14 qershor, eventualisht edhe me 8-9 qershor, varësisht se si do të rrjedhin gjërat! 

Asgjë nuk dihet deri në një vendim zyrtar që pritet të del nga FVK-ja në ditët e ardhshme, mund të vazhdojnë me play-off apo në formë të rregullt, ose do të vijnë edhe me ndonjë vendim të keq  të mundshëm.

Vazhdimi i kampionatit qoftë edhe më play-off do të ishte më e mira e mundshme, që të nxirren kampionët e ri! Në play-off mund të futet edhe vendi i pestë edhe i gjashtë, që t’i jepet një rast, qoftë të femrat qoftë të meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat