Formacioni më i mirë në Kosovë 1999-2019!

Volejboll

Formacioni më i mirë në Kosovë 1999-2019!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2020 Në ora: 14:17
Formacioni më i mirë në Kosovë 1999-2019!

Para pak ditëve, emrat më të njohur të volejbollit, gjithsej 14 veta, vendosën për formacionin më të mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019.  

Anketës së rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, iu përgjigjen trajnerët e Superligës A (6) dhe tetë ish volejbollistet e mirënjohura, ish reprezentuese të Kosovës, të cilët votuan për formacionin, trajnerin dhe volejbollisten më të mirë 1999-2019. 

KY ËSHTË FORMACIONI MË I MIRË PËR PERIUDHËN 1999-2019, sipas anketës me 6 trajnerë e Superligës A dhe 8 ish volejbolliste të mirënjohura 

Pasuese 1999-2019: Ganimete Gërbovci
Pranueset 1999-2019: Shemsije Asllanaj, Vildane Jashari
Qendrat 1999-2019: Fjolla Shabani, Albulena Ejupi
Libero 1999-2019: Fjolla Hyseni
Korrektore 1999-2019: Vlora Hasani-Berisha
TRAJNERI 1999-2019: Abedin Ibrahimi
Volejbollistja më e mirë 1999-2019: Shemsije Asllanaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat