Klubi i volejbollit M-Technologie nga Prishtina, lidere në elitën e volejbollit të Kosovës, beson e shpreson se do të dalin kampion.
Volejbollistet e këtij klubit kanë një mesazh për trajnerin e saj: “Urime Ditëlindjen trajner, Naser Krasniqi.
Te urojmë edhe shumë vite të tjera me shëndet, dhe me shumë suksese!”.
Krasniqi vlerësohet me vlera dhe rëndësi të veçanta për sukseset dhe ekzistimin e klubit tash e 20 vite.
Klubi prishtinas kryeson renditjen me 31 pikë dhe ka një më shumë se Skenderaj dhe dy se Kastrioti.