Prishtina F po hesht! Diplomaci apo i tremb virusi korona... - Bota Sot
Prishtina F po hesht! Diplomaci apo i tremb virusi korona...

Volejboll

Prishtina F po hesht! Diplomaci apo i tremb virusi korona...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2020 Në ora: 16:00
Prishtina F po hesht! Diplomaci apo i tremb virusi korona...

Diplomaci apo një heshtje e qëllimshme e klubit të volejbollit Prishtina F, që garon në Superligën A në konkurrencën e femrave!

Kështu nuk jemi mësuar t’i shohim drejtuesit e këtij klubit, në heshtje të thellë e paksa të çuditshme, pa gjuajtur asnjë guri në drejtim të ndonjë padrejtësie!

Apo ka ndikuar koha e pandemisë dhe heshtja e tyre është bërë e natyrshme ose iu konvenon kjo gjendje aktuale!
Ose diplomacia tjetër është, të vendos një herë bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës se si t’i vazhdojnë garat dhe nëse ka ndonjë pakënaqësi atëherë do të hedhen në ofensivë i madh dhe i vogël nga ky klub, që quhet edhe si ekip: Simpatiket e sportit skofiar!

Drejtor sportiv Mehdi Mehmeti që njihet për kritika e zhurma të shumta, herë me të drejtë e herë pa të drejtë, po hesht, Bahri Gjinovci, trajner, që njihet me urtësi dhe rrallë e për mall edhe kritikon sepse nuk e sheh të arsyeshme të gjuajë “raketa” pa pikë nevoje!

Fundja, Prishtina F është rehat, vazhdojë e nuk vazhdojë kampionati, prej lige nuk bien, por as kampion nuk bëhen, nuk iu prishet qejfi në asnjë formë. Mirë andej e mirë këndej, kryesorja po kalojnë qetë drejtuesit e këtij klubit, që goxha i ka frikësuar virusi korona!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat