Shqiptarja ndryshon fanellë, por do të vazhdojë në Itali

Volejboll

Shqiptarja ndryshon fanellë, por do të vazhdojë në Itali

Më: 23 maj 2020 Në ora: 14:20
Shqiptarja ndryshon fanellë, por do të vazhdojë në Itali

Vetëm disa muaj zgjati aventura e Erblira Bicit në radhët e Busto Arsizios. Në sezonin 2020-2021, volejbollistja më e mirë e Shqipërisë do të jetë pjesë e Kuneos.

Klubi italian ka njoftuar transferimin e Bicit në një postim të bërë në faqen zyrtare. Kujtojmë që Seria A e volejbollit italian vendosi për anulimin e edicionit 2019-2020, ndërsa ekipi i ri i Bicit, renditej në vendin e 10-të deri në momentin e ndërprerjes.

Ndërkohë kapitenia e kombëtares kuqezi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se po e pret me padurim debutimin me ekipin e ri.

Kujtojmë që Erblira Bici u bë lojtarja e parë shqiptare që fiton Ligën e Kampioneve, teksa një vit më parë triumfoi me Novarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat