Berisha: KV Ferizaj të shpallet kampion dhe fitues i Kupës  - Bota Sot
Berisha: KV Ferizaj të shpallet kampion dhe fitues i Kupës 

Volejboll

Berisha: KV Ferizaj të shpallet kampion dhe fitues i Kupës 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:39
Berisha: KV Ferizaj të shpallet kampion dhe fitues i Kupës 

Armend Berisha, prej volejbollistëve më të mirë në Kosovë,  me Ferizajn synon titullin e parë në histori të këtij kolektivit!
“Shpresoj që gjithë janë mirë në këtë kohë pandemie. 

Shpresoj që edhe volejbolli të rifilloj prapë aty ku kemi mbet dhe të vazhdojmë me kampionatin, por do të presim derisa Federata e Volejbollit të Kosovës të jep dritën e gjelbër.

Nëse është mundësia pse jo të vazhdohet aty ku kemi mbet nëse jo atëherë besoj nëse vazhdojmë e gjejnë një zgjidhje siç po flitet vetëm me play-off por kryesorja është të vendoset për të mirën e të gjithëve.

Image

Këto muaj gjatë pandemisë për sportin ka qenë një hendikep i madh sidomos për sportistë sepse ishin në fazën e mirë të përgatitjeve, pastaj edhe ka shkaktu probleme të mjetet financiare sepse shumica ekipeve janë me sponzorë privat dhe shume pak varen nga komunat e tyre. Kështu që të shpresojmë shumë që FVK të vendos njëherë për rinisjen e Kampionatit, pastaj gjërat shkojnë duke u rregullu në qoftë se përmbahemi në rregullat e caktuar që do të jenë për të gjitha klubet e sportist”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai tha se shpreson se do të jetë kampionat interesant nëse vazhdon. “Dëshira ime është që ky kampionat të përfundoj ashtu siç i kam përfundu të gjitha kampionatet e tjera me ekipe të ndryshme. 

Por këtë vit është interesant se KV Ferizaj ka besu prej ligës së parë, është duke mbajt kreun e tabelës në Superligë, kështu kisha pas dëshirë të fillojmë aty ku e kemi lënë dhe të shpallet kampion dhe  fitues i Kupës. Gjitha të mirat për të gjithë në këtë kohë pandemie. Frikë jo, kujdes po. Urime të gjithë myslimanëve Festa e Fitër Bajramit”, përfundoi Berisha.  Ferizaj kryeson tabelën me 32 pikë ka katër më shumë se Luboteni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat