Kelmendi: Ku po mbesin Drita, Peja, Prishtina F e Ferizaj

Volejboll

Kelmendi: Ku po mbesin Drita, Peja, Prishtina F e Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:31
Qazim Kelmendi

Trajneri i klubit të volejbollit Peja (meshkujt), Qazim Kelmendi, ka reaguar me vendimin e fundit të bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Ai tha se edhe vendi i pestë dhe i gjashtë duhet me luajtur dhe jo të penalizohen pa ndeshje!

“Më mirë ka qenë të luhen edhe dy ndeshjet e xhiros së fundi në Superligën A, e pastaj të shkohet me play-off, e jo si kanë vendosur 4 skuadrat e para të shkojnë me play-off e me zero pikë. Katër skuadrat e para t’i luajnë 6 ndeshje, ndërsa vendi i pestë dhe i gjashtë të pushojnë deri në vjeshtë.

Ku po mbeten Drita, Peja të meshkujt dhe Prishtina F e Ferizajt të femrat, këto skuadra të renditura në vend të pestë e të gjashtë, edhe këto duan të luajnë e jo të janë në pushim deri në vjeshtë. Kjo është padrejtësi e madhe, sidomos për Pejën”, tha Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat