Lorik Ilazi: Nëse dikujt si pëlqen e ankohet nga ky sistem, do të thotë që këto ekipe ose dojnë të shpëtojnë lekë ose...

Volejboll

Lorik Ilazi: Nëse dikujt si pëlqen e ankohet nga ky sistem, do të thotë që këto ekipe ose dojnë të shpëtojnë lekë ose...

Nga: Kemajl Goca Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:30
Lorik Ilazi: Nëse dikujt si pëlqen e ankohet nga ky sistem, do të thotë që këto ekipe ose dojnë të shpëtojnë lekë ose...

Drita e Gjilani synon mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në konkurrencën e femrave. Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës, shpreh optimizmin.

“Unë dhe Klubi Volejbollit Drita- Femrat nga Gjilani e mirëpresim me dëshirë rifillimin e kampionatit.

Ne mendojmë se kampioni 2019/2020 duhet te nxjerrët nga fusha.

Sa i përket sistemit qe ka vendosur federata mendojë që për ekipet që luftojnë për titull është shumë i mirë, ndoshta edhe më i miri sepse do të përballen të katërtat ekipe që luftojnë për titull mes veti si në shtëpi sikur mysafirë dhe kjo do të nxjerrë edhe saktë kampionin për këtë edicion, kurse është normal se nuk është i favorshëm për dy ekipet në vendin e 5-të dhe të 6-te pasi që nuk luajnë dhe nuk kanë arsye për stërvitje edhe pse këto dy ekipe nuk kanë gjasa për titullin kampione nga pikët e tubuara por prapë them se nuk mund të jetë shume i favorshëm për ato por të dyja ekipet, por duhet kuptuar që pandemia i ndëshkojë ato dhe ndoshta edhe ato vet  e kuptojnë dhe mirëpresin këtë gjë!!!

Kurse po kthehem prapë te ekipet që luftojnë për titull dhe them që është mëse i qëlluar sistemi që ka caktuar bordi federatës duke u bazuar dhe analizuar atë se çka ka pas te ndodhe nëse kishim qenë duke vazhduar kampionati. Me vazhdim normal te kampionatit dhe në një gjendje normale ashtu kështu në katër ekipet e para kemi pasur thuajse shumica te përballemi nga dy herë mes vehte... e çka është me rëndësi që të kish vazhduar kampionati edhe 2 xhiro ku ishim përballur secili me secilin nga një herë dhe se po t’u përballeshim vetëm nga një herë mes veti renditja tabelare kish ndryshuar... Ja po nisem nga klubi Drita nëse vetem edhe dy xhiro ne kishim luajtur dhe i kishim fituar te dyja do te ishim ose ne vendin e pare ose ne vendin e dyte çka do te thotë qe edhe me sistemin e vendosur ne prapë do te luajmë dhe nëse fitojmë jemi lartë në tabelë dhe nëse humbim do ishim poshtë!!!

Unë mendoj që nga këto katër ekipet nëse dikujt si pëlqen e ankohet nga ky sistem që vendosi bordi do të thotë që këto ekipe ose dojnë të shpëtojnë lekë (mjete financiare) e mos ti paguajnë lojtaret e shkreta po ja ndalin rrogat ose dëshiron që të fitojnë e të livdohen pa merita sepse në të gjithë e dijmë që në sport titulli fitohet në fushë dhe që të shpallesh kampion duhet ti fitosh të gjithë kundërshtaret e të jesh ma i miri!

Gjithashtu ne Falënderojmë Presidentin tonë Jakup SHABANI i cili edhe në këtë gjendje pandemie në çdo momente ka qene afër dhe ka kryer te gjitha pagesat ndaj te gjithë stafit dhe lojtareve sikur në gjendje normal kështu që edhe një herë në emër të gjithë anëtarëve e falënderojmë presidentin tonë z.Jakup Shabani.

Sa i përket përgatitjeve këtu mendoj se jemi te gjithë njësoj!!! Koha nuk është e mjaftueshme për përgatitje deri me 10 qershor por duhet trajnerët te bëjnë plane që deri ne fillim por edhe gjate kampionatit te përgatitin ekipin dhe pikërisht mundësia e 6 ndeshjeve dhe përballja me secilin kundërshtar nga 2 here te jep mundësinë e përmirësimit, ngritjes dhe përgatitjes me te mirë sepse e ceka te gjithë jemi ne te njëjtën gjendje!!!

Dikush mund te thotë dhe te ankohet qe nuk ka Play-Off dhe gjysmë finale por vetëm finale unë e shoh qe nga ky sistem në katër ekipet e para luajmë te gjitha Gjysmëfinale mes vete!!! Sepse gjysmëfinalja luhet një ndeshje në shtëpi e një mysafire dhe ne kështu do luajmë me secilin kundërshtar qe e kemi per titull.

Edhe ajo sa i përket shume ndeshjeve ku janë 6 edhe finalja me 2 ose eventualisht 3 ndeshje mendoje se nuk janë shume! Sepse si do qe te ishte ne minimumi i ndeshjeve qe do kishim do te ishin nga 5 deri ne 8 ndeshje... e tani është 1 me shumë dhe gjeja me e mirë që është qe te gjitha ndeshjet janë në mes rivaleve për titull.

Sa i përket kupës së Kosovës mendimi im ka qenë dhe është që të luhet ketë sezon  gjithmonë nëse ka mundësi sepse nëse kupa shtyhet para fillimit te kampionatit ndryshojnë përbërjet e ekipeve por mbi te gjitha duhet ta kuptojmë se edhe kjo është pasoj e COVID19 qe ka pushtuar krejt boten e duhet kuptuar edhe kjo nga te gjithë.

Unë e përkrah vendimin e bordit te FVK-se dhe mendoje qe sistemi qe kane zgjedhur është i duhur në situatën aktuale dhe FVK ka arsye te forte qe ka zgjedhur sistem ku i detyron me shume te përballen ekipet qe luftojnë për titull, me arsyen qe edhe ky titull ta ketë vleren e vet e gjithashtu kur ta analizojmë se këtë vite përfaqësuesja jonë luan në kualifikime për kampionatin Evropiane dhe na duhen lojtaret te jenë sa me aktive e ne te gjithë e dijmë që lojtaret e Kombëtares jane thuajse te gjitha nga këto 4 ekipe.

Gjithashtu edhe sa për informatë te juajen Bordi i FVK-se ka te drejtë te vendos ndryshim te sistemit te garave në gjendje te jashtëzakonshme ose gjendje pandemie të cilën jemi tani dhe se këtu Bordi nuk ka shkelura asnjë rregullore ose nene.

Dua ta ceki se unë kam folur vetëm për volejbollin femërore dhe jo ate te meshkujve pasi edhe aty nuk kam shume info dhe nuk e kam analizuar asnjë here.

Unë këtu e kam bere edhe një analize te  kampionatit se si duhej te zhvillohej nese ishte ndo gjë normale analiza është bere ne mes këtyre 4 ekipeve çka do te thotë qe prapë do te luajmë po ashtu si ka qene ne normalizim vetëm pa ato ekipe qe janë në pozitën 5 dhe 6 nga te gjitha 6 ekipet e Superligës...”, ka thënë Lorik Ilazi.

Analizen e keni te poshtëshënuar:

KV Drita KV Skenderaj-KV DRITA —-Xhiro 4-te

KV DRITA-KV Skenderaj —- Xhiro 9-te

KV Kastrioti-KV DRITA 0-3

KV DRITA-KV Kastrioti ——Xhiro 6-te

KV DRITA-KV M-Techno.—-Xhiro 5-te

KV M-Techno-KV DRITA— Xhiro 10-te

KV Kastrioti

KV Kastrioti-KV DRITA 0-3

KV DRITA-KV Kastrioti—— Xhiro 6-te

KV Kastrioti-KV Skenderaj 3:2

KV Skenderaj-KV Kastrioti—Xhiro 8-te

KV M-Techno.-KV Kastrioti—Xhiro 4-te

KV Kastrioti-KV M-Techno.—Xhiro 9-te

KV Skenderaj

KV Skenderaj-KV DRITA —-Xhiro 4-te

KV DRITA-KV Skenderaj —- Xhiro 9-te

KV Kastrioti-KV Skenderaj 3:2

KV Skenderaj-KV Kastrioti—Xhiro 8-te

KV Skenderaj-KV M-Techno. 3:2

KV M-Techno.-KV Skenderaj—Xhiro 7-te

KV M-Technologie

KV DRITA-KV M-Techno.—-Xhiro 5-te

KV M-Techno-KV DRITA— Xhiro 10-te

KV M-Techno.-KV Kastrioti—Xhiro 4-te

KV Kastrioti-KV M-Techno.—Xhiro 9-te

KV Skenderaj-KV M-Techno. 3:2

KV M-Techno.-KV Skenderaj—Xhiro 7-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat