Ja çfarë thotë rregullorja e FVK-së në rast të epidemisë, tërmetit, përmbytjes, mungesë e rendit publik në Kosovë

Volejboll

Ja çfarë thotë rregullorja e FVK-së në rast të epidemisë, tërmetit, përmbytjes, mungesë e rendit publik në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:10
Ja çfarë thotë rregullorja e FVK-së në rast të epidemisë, tërmetit, përmbytjes, mungesë e rendit publik në Kosovë

Federata e Volejbollit e Kosovës e ka të precizuar në rregulloren e saj se si mund të veprojnë me gara në rast të epidemisë, tërmetit, përmbytjes, mungesë e rendit publik në Kosovë etj. 

Faktikisht Kosova dhe si gjithë globi është në pandemi me Covid 19 dhe nga 13 marsi janë ndërprerë të gjitha aktivitetet sportive. 

Pas shfletimit të rregullores së FVK-së, aty gjetëm se si duhet të veprohet në raste të jashtëzakonshme siç jemi sot.

Image

Rregullorja e FVK-së

“1.1.1 Vendi, data, ora dhe mënyra e zhvillimit të çdo aktiviteti përcaktohet në kalendarin e garave, miratuar nga Bordi i FVK-së.

 1.2 Kalendari i garave është i detyrueshëm të zbatohet nga të gjitha skuadrat e volejbollit. Ai mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: 

a.  Evenimente të jashtëzakonshme (epidemi, tërmet, përmbytje, gjendje të jashtëzakonshme, mungesë e Rendit publik, mungesë e sigurisë publike), të konfirmuara nga institucionet përkatëse qendrore shtetërore.

 b.  Kur skuadra zhvillon ndeshje zyrtare ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, atëherë ndeshja e radhës sipas kalendarit do të zhvillohet 2-3 ditë para dhe jo më vonë se 48 orë pas kthimit të skuadrës në vend.

c.   Për aktivitetet miqësore ndërkombëtare Klubi  Sportiv duhet të njoftojë jo më vonë se dy javë përpara në FVK, për datën e zhvillimit të aktivitetit miqësor ndërkombëtar, i cili mund të konfirmohet nga FVK vetëm në qoftë se nuk ndikon në zhvillimin normal të ndeshjeve sipas Kalendarit sportiv”, thuhet në rregulloren e FVK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat