Ironizon trajneri i Skenderajt 

Volejboll

Ironizon trajneri i Skenderajt 

Nga: K. G. Më: 30 maj 2020 Në ora: 16:52
Ironizon trajneri i Skenderajt 

Disa klubet janë të pakënaqura me sistemin e ri të garave të play-off-it, të cilat kërkojnë që të startojë sipas pikëve në renditjen e Superligës A të Kosovës dhe jo me pikë zero si ka vendosur Bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Trajneri i fitueses së Kupës së Kosovës, Skenderajt, Ylli Kadriu, ironizon, duke bërë një përshkrim interesant në profilin e tij në facebook,.

“Ish pas organizu një turne për Bajram në një mahallë.
Gjatë ditës filloj me ra shi dhe turneu u ndërpre për një ditë tjetër. Ma shumë se gjysma e lojëve ishin pas zhvillu.

Të nesërmen shiu u ndal dhe ekipet po shkojnë me fillu turneun aty ku ka mbet. Del organizatori i turneut dhe po ju thotë ekipeve se dojmë me ja nis turneun prej fillimit se po bëhet interesant, (shumica e kundërshtojnë).
Arsyeja kish pas qenë se do kushërinj të organizatorit të turneut kishin pas rezultate të pakënaqshme, e kish mendu me ja dhënë edhe një mundësi prej fillimit, ndoshta kësaj here ju dhez.

Por, shyqyr qe ka qene veç turne për Bajram e su bë fort e madhe”, shkroi Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat