Kajtazi: Ndërmjet egoizmit dhe zilisë!

Volejboll

Kajtazi: Ndërmjet egoizmit dhe zilisë!

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:24
Kajtazi: Ndërmjet egoizmit dhe zilisë!

Kryetrajneri i Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, ka bërë një koment në lidhje me situatën e fundit të volejbollit në kohën e pandemisë.

“Ndërmjet egoizmit dhe zilisë!
(Për pandeminë, pak me ndryshe)

1. Komiteti Olimik i Kosovës ka dhënë dje dritën jeshile për sportet e tjera (ndër to edhe të volejbollit) se skuadrat mund të nisin stërvitjet…Ky lajm i gëzuar që erdhi pas mbledhjes se djeshme te zyrtareve më të lartë të sportit të Kosovës me Ministrine e shëndetësisë dhe të sportit, për t’iu kthyer stërvitjeve edhe ne objektet e mbyllura, për volejbollin është tepër i ndeshëm.

Federata tashmë ka caktuar edhe datën e fillimit të garave të pranverës (10/11 qershor 2020), që është shumë rrezik për sportistët, që, për këto tetë ditë të mbetura, të mos arrijnë shkallën e duhur të përgatitjes psiko-levizore, teknike e taktike…
Ndërkohe fotografitë e postuara ne rrjetet sociale që regjistrojnë pamjet nga fillimi i stërvitjeve pa lejen e KOK-ut nuk përkojnë fare me qëndrimet zyrtare që kanë caktuar datën se kur duhet t’i nisin stërvitjet…

2. Problemi bëhet edhe më i nderlikuar, kur kësaj i shtohet periudha e shkurtër e përgatitjeve për gara (nje jave). Kjo nuk ka lidhje me sportin fare. Kjo vërteton synimin se vazhdimi i garave është thjeshte formal.
Përgjegjësitë që i ka FVK-ja janë të mëdha…. Lojtaret e papërgatitur rrezikojnë të dëmtohen dhe rikthimi i tyre në fushë do të vonohej.

Mendoj se për t’i shmangur pasojat e lartpërmendura skuadrave duhet t’u jepen të paktën pesëmbëdhjetë ditë kohë që të përgatiten për gara.
Ndryshe, gjithçka do të quhet improvizim i një edicioni! Pra, të padrejtë dhe që nuk ka syni parësor shëndetin e sportistëve!

3. Shumë shtete, ndër to edhe Italia, qysh para tre-katër muajve kanë vendosur që kampionati të mos vazhdojë, madje edhe të quhet ZERO (që nuk prodhon kampionët), CEV-i, po ashtu, ka vendosur që sivjet të mos zhvillohen garat e Ligës së Kampionëve për klube, ato të Kupës se CEV-it dhe të Kupës Sfiduese.

Ne po bëjmë ndryshe… Duam titujt dhe rezultatet në fushë?! Që nuk te mundësojnë të shkosh tutje, sepse CEV-i i ka shfuqizuar te gjitha garat e klubeve … Sa të pasur që jemi!? 
Na plasi egoizmi dhe zilia”, shkroi Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat