Shtyhet rifillimi i garave për 13-14 qershor

Volejboll

Shtyhet rifillimi i garave për 13-14 qershor

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:00
Shtyhet rifillimi i garave për 13-14 qershor

Federata e Volejbollit e Kosovës ka mbajtur takim me përfaqësuesit e klubeve të Superligës A.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua për përgaditjet e rifillimit të garave. Pas diskutimeve u vendos që data e fillimit të garave të shtyhet për datë 13/14 qershor.

Gjithashtu u diskutua që në ditët në vijim FVK dhe të gjitha klubet të ndërmarrin masa për një përgaditje sa më të mirë në luftë kundër Covid-19.
Klubet shprehen gatishmërinë për fillim e stervitjeve, ndërsa FVK do ti drejtohet Ministrisë së Shëndetsisë që të gjithë lojtarëve dhe personave zyrtarë që do të jenë të angazhuar gjatë kësaj faze të garave, paraprakisht të ju bëhen testimet për Covid-19.

Federata e Volejbollit e Kosovës, uron të gjitha klubet për një fillim të mbarë duke shpresuar që të gjithë së bashku të kalojmë edhe këtë sfidë, thuhet nga FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat