FVK ka shprehur gatishmërinë që të jetë nikoqire e kualifikimeve

Volejboll

FVK ka shprehur gatishmërinë që të jetë nikoqire e kualifikimeve

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:08
Valon Nikçi

Konfederata Evropiane e Volejbollit-CEV, ka mbajtur takim online me federatat anëtare që janë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021. Kosova është pjesë e grupit D në konkurencen e femrave, ku bëjnë pjesë edhe Finlanda, Sllovakia dhe Mali i Zi.


Në këtë takim zyrtari i CEV Roko Sikiric ka bërë të ditur se Bordi i CEV ka vendosur që forma e organizimit të ndeshjeve do të ndryshoj nga vajtje-ardhje në form turneu për shkak te pandemisë. Ndërsa për shtyerjen ose jo të datës së garës do të vendoset gjatë ditëve në vazhdim.

FVK në këtë takim u përfaqësua nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikçi, i cili raportoj për gjendjen momentale në vendin tonë, pas vendimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që të jetë nikoqire e këtyre kualifikimeve. Momentalisht kualifikimet janë planifikuar të mbahen nga 15 Gusht - 6 Shtator 2020. Mbetet të presim vendimin përfundimtar nga CEV!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat