Federata e Volejbollit të Kosovës, ka një arsye që të mburret para federatave të rajonit

Volejboll

Federata e Volejbollit të Kosovës, ka një arsye që të mburret para federatave të rajonit

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:02
Valon Nikçi, sekretar i përgjithshëm i FVK-sl dhe Abedin Ibrahimi, kryetar

Durimi është arma më e fortë e një njeriut, e një personalitetit pavarësisht se cilit sport i takon.
Në kohë pandemie, Federata e Volejbollit të Kosovës, me komisionet e saja nuk u nguten por vepruan mençur për vazhdimin e garave! 

Ndërkaq, sa i përket sistemit të garave, u kritikuan ashpër nga klubet e Superligës A, që marrin pjesë në play-off, duke mos u pajtuar me heqjen e pikëve, si Ferizaj e Luboteni të meshkujt, M Technologie e Skenderajt të femrat. 

Kjo solli pakënaqësi me FVK-në, sepse këto skuadra të lartpërmendura nuk u pajtuan me sistem të ri garues.

Megjithatë, Federata e Volejbollit të Kosovës, që ka kryetar Abedin Ibrahimin, ka një arsye që të mburret para federatave të rajonit. 

Sepse pothuajse janë e vetmja Federatë e sportit skofiar që me vendosmërinë e tyre rrezikuan për t’i vazhduar garat. Shkurt e shqip, po e shpëtojnë edicionin 2019-2020 dhe po synojnë ta nxjerrin kampionin e ri.

Vetëm ndonjë ndryshim i gjendjes epidemike në Kosovë mund ta rrezikojë kampionatin, ndryshe klubet po bëhen gati!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat