Gjinolli: E mira prej të mirave është që po vazhdojnë me play-off 

Volejboll

Gjinolli: E mira prej të mirave është që po vazhdojnë me play-off 

Nga: K. Goca Më: 5 qershor 2020 Në ora: 16:30
Gjinolli: E mira prej të mirave është që po vazhdojnë me play-off 

Ish volejbollistja e mirënjohur, Edona Gjinolli, tha se është mirë që po vazhdon kampionatin në volejbollin femëror në Kosovë dhe pak ka rëndësi se kush do të bëhet edhe kampion i ri.

“E mira prej të mirave është që po vazhdojnë me play-off.

Sepse e dimë se në çfarë kohe jemi, me pandeminë Covid 19 dhe pak ka rëndësi se kush bëhet kampion, se sa ka rëndësi të përmbyllet ky edicion. 

Sa i përket sistemit të garave, është çështja e brendshme e tyre, nuk më përket mua të flas dhe nuk dua që të përzihem në këtë drejtim, por lutemi që të përmbyllet ky kampionat dhe të zhduket ky virus i padukshëm”, tha Gjinolli për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat