Ibrahimi: Kastrioti nuk është për t’u nënvlerësuar, do të luftojmë deri në fund

Volejboll

Ibrahimi: Kastrioti nuk është për t’u nënvlerësuar, do të luftojmë deri në fund

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:40
Ibrahimi: Kastrioti nuk është për t’u nënvlerësuar, do të luftojmë deri në fund

Kastrioti nga Ferizaj përgatitet me intensitet të shtuar për sfidat e garave të play-off-it në Superligën e Kosovës (femrat). 

Volejbollistet ferizajase janë të motivuara si asnjëherë më parë, për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. 

Kryetrajneri i Kastriotit, Edon Ibrahimi, tha se nuk është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur por beson e shpreson se do të jenë gati për sfidën e parë ndaj Skenderajt në udhëtim. 

“Ne kemi filluar me përgatitje, ndoshta nuk është kohë e mjaftueshme por gjithsesi mendoj se do të jemi një surprizë mjaft e mirë e këtij kampionati. 

Nuk pajtohemi assesi me disa deklarata të ndryshme ku në garë për titull llogariten vetëm 3 ekipe, por shpresoj se gjithçka do të ec mirë dhe do ta tregojmë veten.

Dhe, do t’i demantojmë të tjerët, gjithsesi neve na mbetet të punojmë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një e të shohim “, tha Ibrahimi për gazetën “Bota sot”.
“Kastrioti nuk është për t’u nënvlerësuar, do të luftojmë deri në fund”, përfundoi Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat