Naser Krasniqi flet për synimet e ekipit M-Technologie dhe çfarë e brengos!

Volejboll

Naser Krasniqi flet për synimet e ekipit M-Technologie dhe çfarë e brengos!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2020 Në ora: 16:27
Naser Krasniqi flet për synimet e ekipit M-Technologie dhe çfarë e brengos!

Me 13-14 qershor fillojnë garat e play-off-it në Superligën e Kosovës (femra e meshkuj). Volejbollistet e M-Technologie nga Prishtina përgatiten me intensitet të shtuar që të janë gati për sfidën e parë të play-off-it, kundër kampiones në fuqi Dritës nga Gjilani. 

Kryetrajneri i M-Technologie, Naser Krasniqi, tha se kanë një problem. 

“Kemi filluar në këtë javë me një intensitet më të madh, duke e ditur se kohë të mjaftueshme nuk ka deri në fillim te kampionatit që e ka caktuar bordi i FVK-ës me 13 qershor. 

Probleme kemi pas me palestër të madhe sepse deri vonë ishin të mbyllura dhe tani deri diku kemi marr disa termine për ushtrime dhe lojë.

Image

Ekipi është i kompletuar dhe nuk kemi telashe të theksuara por jemi duke punu me vullnet, duke u mundu të jemi të gatshëm për fillimin e garave me sistem të ri të përcaktuar nga Federata. 

Jemi të kompletuar tërësisht dhe të gatshëm t’i fillojmë këto gara nga fillimi pra nga zeroja. Sistem të ri të cilin na i imponoj federata e volejbollit”, tha Krasniqi për gazetën “Bota sot”. 

Krasniqi ka edhe një brengë tjetër, për faktin se ende nuk ka ndonjë njoftim për teste.

Image

Naser Krasniqi

“Një dukuri e cila po me brengos është se akoma nuk kemi njoftim nga federata e jonë për verifikimin e ekipeve për testet që duhet bërë ndaj Covid 19”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat