Kapitenia e kombëtares vijon aventurën në Itali

Volejboll

Kapitenia e kombëtares vijon aventurën në Itali

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:17
Kapitenia e kombëtares vijon aventurën në Itali

Erblira Bici, kapitenia e ekipit kombëtar të femrave në volejboll, do të vijojë aventurën e saj në Serinë A italiane edhe sezonin e ardhshëm sportiv 2020-2021. Shtatlarta ka firmosur një kontratë me ekipin e Bosca San Bernardo Cuneo.

Ky do të jetë sezoni i pestë i Bici në Itali, që më parë ka luajtur më Mondovi (2 sezone) e më pas nga një sezon me Novara (fitoi Kupën e Italisë dhe Champions League) dhe vjet me Arcizio.

Këtë sezon pritet që Bici të ketë një rol si protagoniste në Serinë A italiane, pasi do të jetë titullare në formacionin e trajnerit Andrea Pistola.

“Të vesh fanellën e Cuneo është një mundësi e artë për mua. Mezi pres të luaj dhe të tregoj aftësitë e mia”, tha Bici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat