Drita e fillon me fitore Play-off-i

Volejboll

Drita e fillon me fitore Play-off-i

Nga: K. G. Më: 13 qershor 2020 Në ora: 15:40
Drita e fillon me fitore Play-off-i

Kampionja në fuqi Drita nga Gjilani i fillon me fitore garat e play-off-it të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat). Vashat e trajnerit Lorik Ilazi fituan tri pikët e para në kuadër të play-off-it. 

Drita si mysafire ngadhënjeu me rezultat 3:0 (25:21, 25:22, 25:23) ndaj M-Technologie nga Prishtina. 

Vendaset pritej të japin më shumë por hasën në rivale shumë të fortë. 
Në fakt, ka qenë edhe derbi mes dy skuadrave më të mira, ndërsa për Dritën kjo fitore është një motiv shtesë për pesë

ndeshjet e radhës, nga ana tjetër Naser Krasniqi, trajner i M-Technologie, do të orvatet të kompensojë diku tjetër humbjen e këtyre tri pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat