Fitore që kthen besimin të M-Technologie

Volejboll

Fitore që kthen besimin të M-Technologie

Nga: K. G. Më: 18 qershor 2020 Në ora: 17:57
Naser Krasniqi, trajner i M-Technologie, këshillon lojtaret

Klubi i volejbollit M - Technologie nga Prishtina, ka shijuar fitoren e parë në garat e play-off-it të Superligës A të Kosovës.   

“Loja e dytë e garave përfundimtare në mes të klubit tonë dhe ekipit të Skenderajt përfundoi në të mirë të ekipit tonë me rezultat 3:2.   

Fitore e cila na i kthen besimin dhe shpresën për arritjen e synimeve tona.

Vlen të ceket se te dy ekipet treguan performancë të mirë dhe se çdoherë kur këto dy ekipe takohen fituesi përcaktohet në taj brek.

Sido që të jetë akoma ka shumë punë e shumë emocione deri në fund të garave”, thuhet nga KV M - Technologie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat