M-Technologie në krye të tabelës, Krasniqi: Arma më e fortë motivi për titull

Volejboll

M-Technologie në krye të tabelës, Krasniqi: Arma më e fortë motivi për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:55
M-Technologie në krye të tabelës, Krasniqi: Arma më e fortë motivi për titull

M-Technologie nga Prishtina i revanshohet me kamatë kampiones në fuqi Dritës nga Gjilani, për humbjen (0:3) në xhiron e parë të play-off-it të Superligës A të Kosovës në volejboll. 

Vashat nga Prishtina shënojnë fitore në Gjilan me rezultat 3:0 (27:25, 25:17, 25:19) ndaj Dritës, në xhiron e katërt. M-Technologie merr kreun e tabelës dhe kjo i motivon edhe më shumë për dy takimet e fundit. 

M-Technologie ka bërë lojë brilante pa kryetrajnerin Naser Krasniqi, i cili është i suspenduar. 
Megjithatë, Krasniqi ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është fitore e madhe në derbin e madh.

“Arma më e fortë motivi për titull, kompaktësia e ekipit. Sulmi  dhe blloku”, tha Krasniqi. 

Si e sheh vazhdimin e kampionatit? “Shumë të paqartë. Secili ka mundësi me mundur secilin. Krejt kanë gjasa, s’ka favorit. 
Ne do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat