Gjinovci: ‘Bota sot’ është reale, ka qenë dhe është shembull i mirë

Volejboll

Gjinovci: ‘Bota sot’ është reale, ka qenë dhe është shembull i mirë

Nga: K. G. Më: 26 qershor 2020 Në ora: 13:19
Gjinovci: ‘Bota sot’ është reale, ka qenë dhe është shembull i mirë

Selektori i kombëtares së Kosovës në volejboll (meshkujt), Bahri Gjinovci, aktualisht kryetrajner i Prishtina F (femrat), tha se gazeta “Bota sot”, me shkrimet e saja është një frymëzim edhe për volejbollin.

“Siç e kam cekur edhe më herët ‘Bota sot’ është reale, ka qenë dhe është shembull i mirë.

Dallohet nga disa media tjera, përherë ju ka dhënë dhe u jepet hapësirë e mjaftueshme sporteve dhe sportisteve pa dallim, gjithashtu kontribuon dhe mbështet vlerat e tyre në vazhdimësi.

Ju uroj 25 vjetorin, shumë suksese në vazhdimësi”, uron Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat